Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së u themelua më 13 mars 2019 pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve
Mandati dhe roli i Agjencisë janë të sanksionuara në nenin 19 të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve:
- dhënien e mbështetjes institucioneve në realizimin e obligimeve që burojnë nga ky ligj, duke përfshirë përkthimin dhe lekturimin e dokumenteve;
- lekturimin e të gjitha akteve që botohen në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë;
- promovimin dhe marrjen e masave për avancimin e përdorimit të gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë;
- hartimin e raporteve për informimin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë për zbatimin e kompetencave të saj;
- përgatitjen e materialeve analitike-profesionale nga kompetenca e saj për nevojat e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë;
- dhënien e mendimeve profesionale për materialet që janë në funksion të zbatimit dheavancimit të përdorimit të gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës sëaqedonisë;
- punë të tjera lidhur me zbatimin e qëllimeve të përcaktuara në këtë ligj.
Ligji i Përdorimit të Gjuhëve buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit e nënshkruar më 13 gusht 2001.
Informata të rëndesishme
Gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.
Gjuhë tjetër zyrtare në Maqedoninë e Veriut është gjuha që e flasin të paktën 20% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut (gjuha shqipe) dhe alfabeti i saj, siç përcaktohet me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve.
Gjuha turke gjithashtu ka statusin e gjuhës zyrtare në tri komuna.
Gjuha rome ka statusin e gjuhës zyrtare në një komunë.
Procesi arsimor në Maqedoninë e Veriut zhvillohet në:
- gjuhën maqedonase
- gjuhën shqipe
- gjuhën serbe
- gjuhën turke
Është e detyrueshme që turqit, serbët, shqiptarët të mësojnë gjuhën maqedonase, por maqedonasit nuk janë të detyruar të mësojnë gjuhën e pakicave të tjera.
Nxënësit janë të detyruar të mësojnë edhe disa gjuhë të huaja, si: anglishten, frëngjishten, gjermanishten ose italishten.


