Rreth nesh
Misioni
Misioni i Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve për Gjuhët është të mbështesë dhe të avancojë të drejtat gjuhësore, barazinë dhe diversitetin në mbarë botën dhe të mbështesë komisionerët në mënyrë që ata të mund të punojnë me standarde sa më të larta profesionale duke:
- Ndarë përvojat dhe këmbyer njohuritë nga praktikat më të mira;
- Këshilluar ose ndihmuar në themelimin e zyrave të Komisiomerëve për Gjuhë;
- Lehtësuar këmbimin e burimeve, hulumtimeve dhe informacioneve për aftësime dhe ngritje profesionale;
- Bashkëpunuar me organizatat që ndajnë të njëjtin mendim të cilat çmojnë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe diversitetin.
Deklarata e vizionit
ASOCIACIONI NDËRKOMBËTAR I KOMISIONERËVE PËR GJUHËT ndihmon rolin e komisionerëve për gjuhët në mbarë botën duke kultivuar praktikat dhe standardet më të mira të përsosmërisë dhe duke avancuar barazinë dhe diversitetin e gjuhëve.
Vlerat
ASOCIACIONI NDËRKOMBËTAR I KOMISIONERËVE PËR GJUHËT çmon
- Integritetin: Asociacioni do të kryejë të gjitha aktivitetet në mënyrë të përgjegjshme, duke qenë i barabartë dhe llogaridhënës ndaj anëtarësisë dhe profesionit të vet.
- Shërbimin: Asociacioni do të mbështesë anëtarësinë e tij duke ofruar këshillat dhe ndihmën më të mirë sipas nevojës.
- Respektin: Asociacioni do të kultivojë respektin për të gjitha gjuhët.
- Bashkëpunimin: Asociacioni do të promovojë bashkëveprimin mes anëtarëve të tij dhe do të angazhohet me organizatat tjera për të avancuar profesionin si dhe për të promovuar të drejtat, barazinë dhe diveristetin gjuhësor.
- Pavarësinë: Asociacioni do të promovojë parimin e pavarësisë së komisionerëve për gjuhët.
Objektivat
Objektivat e ASOCIACIONIT NDËRKOMBËTAR TË KOMISIONERËVE PËR GJUHËT janë:
- Të promovojë, mbështesë dhe avancojë të drejtat, barazinë dhe diversitetin gjuhësor;
- Të ndajë përvojat, të kuptuarit dhe lidhjet mes zyrave të komisionerëve për gjuhët
- Të inkurajojë këmbimin e informacioneve dhe mësimeve të ndërsjella mes zyrave të komisionerëve për gjuhët dhe të ofrojë një mundësi për anëtarët të avancojnë praktikat më
- të mira dhe një bazë më të thellë njohurish në lidhje me përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore;
- Të rrisë vetëdijesimin dhe të kuptuarit e rolit dhe vlerave të komisionerëve për gjuhët mes qeverive, agjencive shtetërore, akademisë, medieve dhe publikut në përgjithësi;
- Të përkufizojë, publikojë dhe të rishikojë vazhdimisht kriteret për njohjen e zyrave të komisionerëve për gjuhët nga Asociacioni dhe për t’u akorduar njohjen atyre që i përmbushin kriteret e përkufizuara për njohje si komisionerë gjuhësorë nëpër botë;
- Të mbështesë rajonet të cilat dëshirojnë të krijojnë një post të komisionerit për gjuhë ose të avancojnë të drejtat gjuhësore;
- Të ndajnë mundësitë për aftësim dhe ngritje përmes shkëmbimit të përvojave profesionale të punës;
- Të ndajnë hulumtimet e mbështetura në të dhëna me qëllim të avancimit të të drejtave gjuhësore.